Sot pritet të mbajë mot kryesisht të vranët dhe me riga të herëpashershme shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, në shumë zona pritet prani e mjegullës.

Për ditën e sotme parashihen këto parametra meteorologjikë:
Temperaturat: Minimale 1°C deri 4°C, maksimale 6°C deri 11°C
Era: Do të fryjë lehtë nga juglindja me shpejtësi 1–4 m/s
Kushtet biometeorologjike sot mbeten të ndryshueshme me lagështi të lartë në ajër, çka mund të ndikojë te personat më të ndjeshëm, ndërsa kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të favorshme me lagështi të mjaftueshme në tokë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




