Moti këtë javë në Kosovë: Shi e mjegull në fillim, temperaturat rriten deri në 19 gradë

Moti këtë javë në Kosovë: Shi e mjegull në fillim, temperaturat rriten deri në 19 gradë

Moti këtë javë në Kosovë: Shi e mjegull në fillim, temperaturat rriten deri në 19 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, nga 9 deri më 13 nëntor 2026.

Sipas IHK-së, java do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu. Në orët e mëngjesit, sidomos të hënën dhe të martën, në shumë zona pritet të ketë mjegull.

Sponsor 3M Express

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët me riga shiu, me temperatura maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Të martën do të ketë vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet mot i vranët me intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu, me temperatura deri në 15 gradë Celsius.

Ndërkaq, të enjten dhe të premten temperaturat do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 19 gradë Celsius. Të enjten pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të premten parashihen vranësira dhe riga shiu në disa vende.

Sa u përket kushteve biometeorologjike, IHK bën të ditur se ato do të jenë të ndryshueshme gjatë javës, ndërsa ndryshimet e motit mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj kushteve atmosferike.

Sipas institutit, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore, falë lagështisë së mjaftueshme në tokë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Irani thotë se nuk u dëmtua asnjë infrastrukturë jetësore në sulmin amerikan në ishullin Qeshm

Irani thotë se nuk u dëmtua asnjë infrastrukturë jetësore në sulmin amerikan në ishullin Qeshm

Trump për konfliktin me Iranin: Ka pak gjasa për luftë të hapur, por mundësia e sulmeve mbetet e hapur

Trump për konfliktin me Iranin: Ka pak gjasa për luftë të hapur, por mundësia e sulmeve mbetet e hapur