“Remuntada”, golat e Fermin Lopez e mposhtën Atleticon Madridin

“Remuntada”, golat e Fermin Lopez e mposhtën Atleticon Madridin

“Remuntada”, golat e Fermin Lopez e mposhtën Atleticon Madridin

Barcelona ka nxjerrë një fitore mjaft të madhe e të rëndësishme në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 pas një përmbysjeje spektakolare, falë një paraqitjeje fantastike të Fermin Lopezit.

Sponsor 3M Express

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët arritën të kalojnë të parët në epërsi që në minutën e 10-të. Pas një asistimi të saktë nga Julian Alvarez, Giuliano Simeone e dërgoi topin në rrjetë për 1:0, duke i dhënë avantazhin e hershëm ekipit të Diego Simeones.

Megjithatë, katalunasit nuk u dorëzuan dhe reaguan me vendosmëri para përfundimit të pjesës së parë. Ishte prá Fermin Lopez ai që barazoi shifrat me një goditje mjaft të bukur me të majtën, duke dërguar skuadrat në pushim me barazim 1:1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Barcelonës mori plotësisht kontrollin e lojës dhe kërkoi me ngulm golin e avantazhit. Përpjekjet u shpërblyen në minutën e 66-të, kur pas një asistimi të shkëlqyer nga ylli i ri Lamine Yamal, Fermin Lopez realizoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për ekipin mysafir, duke vulosur kështu triunfin 2:1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Irani thotë se nuk u dëmtua asnjë infrastrukturë jetësore në sulmin amerikan në ishullin Qeshm

Irani thotë se nuk u dëmtua asnjë infrastrukturë jetësore në sulmin amerikan në ishullin Qeshm

Trump për konfliktin me Iranin: Ka pak gjasa për luftë të hapur, por mundësia e sulmeve mbetet e hapur

Trump për konfliktin me Iranin: Ka pak gjasa për luftë të hapur, por mundësia e sulmeve mbetet e hapur