Paralajmërohet padi ndaj Ilir Kërçelit: Abdixhiku i quan shpifje akuzat se bashkëshortja e tij merret me tregti të rrymës

Paralajmërohet padi ndaj Ilir Kërçelit: Abdixhiku i quan shpifje akuzat se bashkëshortja e tij merret me tregti të rrymës

Paralajmërohet padi ndaj Ilir Kërçelit: Abdixhiku i quan shpifje akuzat se bashkëshortja e tij merret me tregti të rrymës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Pressing“.

Sponsor 3M Express

Gjatë intervistës, Kërçeli pretendoi se familjarë të disa deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e energjisë elektrike, duke përmendur drejtpërdrejt bashkëshorten e kreut të LDK-së.

Abdixhiku i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i cilësuar si shpifje të pastra. Ai ka bërë me dije se do të mbështesë plotësisht bashkëshorten e tij, Albinën, për të ngritur padi gjyqësore ndaj deputetit të VV-së për shpifje dhe prishje të imazhit.

Postimi i plotë:

REAGIM NDAJ SHPIFJES

E kam zgjedhur vetë jetën politike dhe përgjegjësitë që vijnë me të. Por është e dhimbshme të shoh bashkëshorten time teksa bëhet shënjestër gënjeshtrash për shkak të angazhimit tim.

Sonte, në emisionin Pressing, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka shpifur ndaj saj. Bashkëshortja ime, Albina, NUK MERRET dhe NUK ËSHTË MARRË KURRË me tregti të energjisë elektrike. Ky pretendim është gënjeshtër e plotë. Është vërtetë dëshpëruese të shohesh se sa lehtë krijohet gënjeshtra publike në këtë vend. Pa patur asnjë lidhje me të!

I lus gazetarët, organizatat e shoqërisë civile e secilin me interes ti drejtohen Zyres së Rregullatorit të Energjisë për të vërtetuar këtë gje me lehtësi.

Shpifjen për herë të parë e kam dëgjuar pas takimeve të para politike për zgjedhjen e Presidentit. E kam parë si betejë të ulët e moçalit tonë. Për këtë shpifje, Albina tashmë ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, iniciatorit të vet shpifjes, dhe pret që gjykata të thotë fjalën e vet. Fatkeqësisht në Kosovë proceset gjyqësore po marrin kohë. Gjithsesi, duket se, kur bëhet fjalë për sulme ndaj meje, bëhen bashkë të gjithë.

Do ta mbështes plotësisht Albinën që të ngrejë një padi të dytë, këtë herë ndaj deputetit Kërçelit. Çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do t’i dedikohet një kauze të mirë. Duke njohur Albinën, kjo kauzë do të jetë vërtetë e mirë.

Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak. As mandati i deputetit, as mikrofoni i një studioje nuk e mbulojnë këtë betejë të turpshme.

Mafia energjetike është plaga më e rëndë e këtij vendi. Për të do të vazhdoj të flas dhe të kërkoj llogari.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

Mbani trupat amerikane në KFOR

Mbani trupat amerikane në KFOR