Labinot Rexha i reagon Benitës: Boll kanë tentuar ta rrëzojnë edhe Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51% – edhe ne u munduam por Elijona fitoi

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht ndaj ish-bashkëbanorës së tij në “Big Brother VIP Kosova 4”, Benita Zenës, duke rikthyer në vëmendje raportet dhe përplasjet mes tyre që kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në InstaStory, Rexha i është drejtuar drejtpërdrejt Benitës, duke bërë një krahasim mes zhvillimeve politike në Kosovë dhe garës që kishin zhvilluar në edicionin e kaluar të reality show-t.

Ai ka përmendur fitoren e Albin Kurtit në zgjedhje, për ta lidhur më pas me triumfin e Elijona Binakut në BBVK 4, duke lënë të kuptohet se vendimi i publikut duhet respektuar, pavarësisht preferencave personale.

“Po ta them një gjë: Boll kanë tentuar politikanë të ndryshëm ta rrëzojnë Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51 për qind të votave. Kjo tregon se vendimin përfundimtar e merr populli, jo dëshira e kundërshtarëve”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar Benitës.

Më tej, këngëtari e ka lidhur këtë shembull me eksperiencën e tyre në BBVK, duke pranuar se të dy kishin bërë përpjekje gjatë garës, por në fund ishte Elijona ajo që arriti të fitonte.

“Edhe ne të dy jemi munduar shumë, por Elijona na fitoi. Dhe duhet ta pranojmë një të vërtetë: njeriu që është i drejtë duhet t’ia zgjasë dorën atij që e do publiku, edhe kur nuk është rezultati që ka dëshiruar vetë”, ka deklaruar Rexha.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë kundër Elijonës dhe se mbështetja që ajo ka marrë nga publiku duhet respektuar.

“Në fund, publiku është sovrani. Ne mund të bëjmë lojë, mund të krijojmë debate dhe emocione, por votën e publikut duhet ta respektojmë gjithmonë”, ka përfunduar këngëtari në reagimin e tij.

Postimi i tij ka rikthyer në vëmendje raportet mes ish-banorëve, të cilët duket se vazhdojnë të kenë çështje të pazgjidhura edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive. /Telegrafi/

Foto: Labinot Rexha/InstaStory

Lexo edhe

Kurti niset për Irlandë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kurti niset për Irlandë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO)

Kajtazi shpjegon pse mund të ketë shpërthyer municioni në armën e ushtarakut të FSK-së (VIDEO)

Policia mbyll dy lokale në Mitrovicë të Veriut ku zhvillohej bixhozi

Policia mbyll dy lokale në Mitrovicë të Veriut ku zhvillohej bixhozi