Aksion i Policisë në Mitrovicën e Veriut: Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz ilegal, katër të shoqëruar

Aksion i rëndësishëm i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar në Mitrovicën e Veriut. Ditën e sotme, më 11 nëntor, organet e rendit kanë ndërhyrë në dy lokacione të ndryshme në veri të vendit, ku dyshohej se po zhvilloheshin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit të detajuar në këto dy ambiente, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë në cilësinë e provave materiale telefona celularë, laptopë, dokumente të ndryshme si dhe pajisje të tjera elektronike që shërbenin për organizimin e bixhozit.

Për këtë rast janë shoqëruar në stacionin policor katër persona, të cilët janë intervistuar nga hetuesit lidhur me veprimtarinë e paligjshme.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve janë inicu me rastet për veprën penale «Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm». Pas kompletimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit, katër personat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, të dy lokalet ku zhvillohej ky aktivitet i kundërligjshëm janë mbyllur menjëherë nga ana e Inspektoratit.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion apo rast të dyshimtë në numrin emergjent 192.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

Zbulohen e dy lokale të bixhozit në veri të Mitrovicës, intervistohen 4 persona

Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

Shembet një ndërtesë në Brooklyn, nisin kërkimet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat

Mbani trupat amerikane në KFOR

Mbani trupat amerikane në KFOR