Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.

Në njoftim, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë edhe numrat kontaktues në rast të emergjencave.
Lexoni të plotë postimin:
NJOFTIM DHE PARALAJMËRIM PËR QYTETARËT E KRYEQYTETIT – ERËRA TË FORTA
Kujdes i shtuar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes!
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit, duke përcjellë zhvillimet meteorologjike dhe parashikimet e modeleve atmosferike, u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.
REKOMANDIME PËR QYTETARËT
Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, terasa dhe oborre.
Shmangni qëndrimin e panevojshëm pranë pemëve të dëmtuara, shtyllave elektrike dhe konstruksioneve të pasigurta.
Tregoni kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve.
Pronarët dhe përgjegjësit e objekteve ndërtimore të sigurojnë materialet dhe pajisjet që mund të zhvendosen nga era.
Raportoni menjëherë çdo rrezik që mund të cenojë sigurinë publike.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në koordinim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kryeqytetit, do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe koordinimin e reagimit sipas nevojës.
Qendra Operative Emergjente e Kryeqytetit – 24/7
0800 122 33
0800 122 44. /Telegrafi/





