Para të falsifikuara në bankomatin e TEB-it në Çagllavicë, zbulohen 210 euro gjatë dy deponimeve

Para të falsifikuara në bankomatin e TEB-it në Çagllavicë, zbulohen 210 euro gjatë dy deponimeve

Para të falsifikuara në bankomatin e TEB-it në Çagllavicë, zbulohen 210 euro gjatë dy deponimeve

Një rast i falsifikimit të parave është iniciuar në Çagllavicë, pasi në bankomatin e një filiali të bankës TEB janë identifikuar kartëmonedha të dyshimta në vlerë të përgjithshme prej 210 eurosh, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia është njoftuar për rastin më 6 nëntor, rreth orës 09:10, pas dy rasteve të ndara të deponimit të parave përmes bankomatit.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar me një punonjëse të bankës, e cila ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të deponimeve janë evidentuar gjithsej 210 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë sekuestruar nga Policia dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimit për të përcaktuar autenticitetin e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Falsifikimi i parasë”, si dhe dërgimin e kartëmonedhave për ekspertizë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed

Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed