Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të sillet drafti i ri i ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dakordimit me Partinë Demokratike të Kosovës për të nisur një nismë të re.

Kurti ka thënë se drafti do të përgatitet nga Grupi Punues për strategjinë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë dhe do të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.
Ai ka kritikuar edhe funksionimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si të pazakontë dhe monoetnike.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se teksti i ligjit të mëparshëm do të shërbejë si bazë për ndryshimet e reja, me synimin që ish-krerëve të UÇK-së t’u ofrohet mbështetje konkrete shtetërore.
Çitaku gjithashtu ka kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë gjatë këtij procesi, duke u zotuar se nisma do të çohet deri në fund.
Dakordimi u arrit pas një takimi mes Kurtit, Çitakut dhe ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:





