Era e fuqishme godet Prizrenin, tavolinat dhe karriget përfundojnë përtokë në Shadërvan

Era e fuqishme godet Prizrenin, tavolinat dhe karriget përfundojnë përtokë në Shadërvan

Era e fuqishme godet Prizrenin, tavolinat dhe karriget përfundojnë përtokë në Shadërvan

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën kanë shkaktuar dëme edhe në Prizren.

Sponsor 3M Express

Në Shadërvan, fuqia e erës ka rrëzuar dhe dëmtuar tavolinat e karriget e vendosura jashtë lokaleve të gastronomisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të fryjnë erëra të fuqishme nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë rafaleve shpejtësia mund të jetë edhe më e lartë.

Sipas IHK-së, intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Instituti ka parashikuar gjithashtu mot kryesisht të vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale pa reshje, ndërsa ka apeluar për kujdes për shkak të erërave të fuqishme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të sigurisë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të sigurisë

Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë

Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë