Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor.

Sponsor 3M Express

Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e papërmbushura nga menaxhmenti.

Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut, në mbledhjen e mbajtur më 06.11.2026, bëri me dije se vendimi për organizimin e protestës paqësore është marrë me vota unanime.

Kërkesa e Sindikatës ka të bëjë me rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe me realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët.

“Protesta organizohet si rezultat i mosshqyrtimit dhe mosadresimit të kërkesave të punëtorëve të KEK-ut, të cilat Sindikata e Re – KEK ia ka drejtuar Menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut më 19.10.2026”.

“Përmes kësaj proteste, kërkojmë: Ngritjen dhe nivelizimin e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut, dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut”.

“Kjo protestë do të organizohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e kësaj Sindikate.

Sindikatës së Re – KEK tha se mbetet e hapur dera e dialogut në çdo kohë. Megjithatë, thanë se presin që kërkesat e tyre të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, “në interes të punëtorëve dhe të Korporatës Energjetike të Kosovës”.

Protesta pritet të mbahet më 12 nëntor, nga ora 11:00, para objektit të Toskanës në Prishtinë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

24-vjeçari nga Kosova zhduket në Itali, familja dhe autoritetet nisin kërkimet

24-vjeçari nga Kosova zhduket në Itali, familja dhe autoritetet nisin kërkimet

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat