Fiat planifikon rikthimin e Puntos

Fiat planifikon rikthimin e Puntos

Fiat planifikon rikthimin e Puntos

Fiat po planifikon rikthimin e modelit të njohur Punto, me synimin për të rimarrë një pjesë të tregut ku aktualisht dominon Renault Clio.

Sponsor 3M Express

Drejtori ekzekutiv i Fiatit, Arnaud Belloni, ka deklaruar se marka duhet ta ketë sërish në ofertën e saj një model të tillë, duke theksuar se ndërprerja e prodhimit të Punto-s i krijoi Renault-it mundësinë për ta forcuar pozitën e Clio-s.

Sipas tij, largimi nga tregu i modeleve Fiat Punto dhe Ford Fiesta, si dhe mungesa e një gjenerate të re të Volkswagen Polo-s, i dhanë Renault Clio-s hapësirë të madhe për të dominuar segmentin, duke arritur sukses të konsiderueshëm në shitje.

Fiat dëshiron ta rikthejë Punto-n me motorë tradicionalë me djegie të brendshme dhe versione hibride, në vend që modeli të jetë vetëm elektrik.

Për këtë qëllim, kompania mund të përdorë platformën CMP/eCMP të grupit Stellantis, e cila tashmë shfrytëzohet nga disa modele kompakte dhe SUV të markave të këtij grupi. Kjo do t’i mundësonte Fiatit zhvillimin e një modeli të ri pa pasur nevojë për investime të mëdha.

Punto i parë u prezantua në vitin 1993 si pasardhës i modelit Uno. Gjenerata e dytë doli në vitin 1999, ndërsa në vitin 2005 u prezantua Grande Punto. Ky i fundit, me disa përditësime, qëndroi në treg deri në vitin 2018.

Belloni ka bërë të ditur se rikthimi nuk do të ndodhë menjëherë, por modeli i ri Fiat Punto pritet të prezantohet brenda dy deri në tri vjetësh. /Telegrafi/

Lexo edhe

24-vjeçari nga Kosova zhduket në Itali, familja dhe autoritetet nisin kërkimet

24-vjeçari nga Kosova zhduket në Itali, familja dhe autoritetet nisin kërkimet

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Fiat planifikon rikthimin e Puntos | Momenti