Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Një skemë fajdeje që dyshohet se kishte zgjatur për vite dhe kishte përfshirë shuma marramendëse parash ka përfunduar në aktakuzë. Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Eduart Kaçinarit dhe Anton Kaçinarit, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të fajdesë, ndërsa ndaj Eduart Kaçinarit rëndon edhe akuza për veprën penale të detyrimit.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast që në mars të këtij viti, duke zbuluar identitetet e personave të arrestuar dhe detajet e operacionit policor, përfshirë skemën e dyshuar të fajdesë, shumat e parave dhe tentimin për marrjen e pronave të viktimës.

Sipas aktakuzës, Eduart Kaçinari, që nga viti 2021, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i kishte dhënë atij shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm joproporcionale.

Si rezultat i kësaj skeme, vetëm në emër të kamatave, ai dyshohet se kishte përfituar mbi 400 mijë euro nga viktima.

Por, sipas Prokurorisë, presioni ndaj viktimës nuk ishte ndalur te kërkesat financiare. Eduart Kaçinari dyshohet se përmes kanosjeve serioze dhe presionit e kishte detyruar B.Ç. të vazhdonte pagesën e kamatave dhe të mos e denonconte rastin në polici, duke e kërcënuar me vrasjen e tij dhe të familjarëve.

Këto veprime, sipas aktakuzës, i kishin shkaktuar viktimës dëme pasurore, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjes.

Borxhi arrin në 550 mijë euro, kërkohej kalimi i pronave me vlerë 1 milion euro

Në pamundësi për ta përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie kishte hyrë edhe viktima e dytë, B.B., i cili kishte marrë para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e detyrimeve.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak të kamatave të grumbulluara, Eduart dhe Anton Kaçinari kishin kërkuar nga viktima shumën prej 550 mijë eurosh.

Kërkesat dyshohet se kishin shkuar edhe më tej, pasi gjatë një bisede me viktimën, njëri nga të pandehurit i kishte kërkuar 450 mijë euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalonte në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth një milion euro.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 11 mars 2026, të pandehurit, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, kishin shkuar fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronësisë.

Por plani nuk kishte përfunduar siç ishte paraparë, pasi, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, Policia kishte ndërhyrë dhe kishte arrestuar të dyshuarit.

Përveç veprave penale të fajdesë dhe detyrimit, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”.

Në kuadër të këtij rasti, janë ngrirë disa patundshmëri, ndërsa është propozuar konfiskimi i parave të gatshme, dy automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale që ndërlidhen me veprat penale për të cilat ngarkohen të pandehurit.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra

Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra

​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

​Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti për policinë është rritur vazhdimisht

Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat | Momenti