Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura Remmelgas, në kuadër të COP31, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit, klimës dhe energjisë.

Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë shkëmbyer përvoja për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Sponsor 3M Express

“Diskutuam edhe për digjitalizimin e qeverisjes mjedisore dhe menaxhimin e mbeturinave, me theks të veçantë te sistemi i kthimit të ambalazheve (DRS), të cilin synojmë ta avancojmë edhe në Kosovë përmes Ligjit të ri për Mbeturinat”, ka deklaruar Pacolli.

Ministrja ka vlerësuar gatishmërinë e Estonisë për të ndarë ekspertizën e saj me Kosovën.

“U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale”, ka theksuar ajo. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Ivanoviqin e Radojçiqin

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Ivanoviqin e Radojçiqin

Ilir Krasniqi më i miri te Dardanët ndaj Izraelit, Veldin Hoxha merr notën më të dobët

Ilir Krasniqi më i miri te Dardanët ndaj Izraelit, Veldin Hoxha merr notën më të dobët