Kombëtarja e Kosovës ka barazuar pa gola, 0:0, në përballjen me Izraelin, në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën më mirë takimin, duke dominuar në posedim të topit dhe duke krijuar disa raste për shënim, por pa arritur të gjejnë rrugën drejt rrjetës.
Situata u vështirësua në pjesën e dytë, pasi mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë Kosovën me një futbollist më pak.
Me këtë barazim, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe aktualisht renditet e dyta në grup, por me një ndeshje më shumë se Irlanda dhe Austria, të cilat do të përballen në mbrëmje.
Sa i përket vlerësimeve individuale, sipas platformës Sofascore, lojtari më i mirë te Kosova ishte Ilir Krasniqi, i cili u vlerësua me notën 7.6.
Paraqitje pozitive patën edhe Amir Saipi me notën 7.3, Kreshnik Hajrizi me 7.1 dhe Edon Zhegrova me 7.0.
Ndërkohë, Veldin Hoxha ishte futbollisti më pak i vlerësuar i Kosovës, me notën 6.2, pas përjashtimit me karton të kuq.
Lojtari i ndeshjes u shpall portieri i Izraelit, Daniel Peretz, i cili mori notën 7.8, falë disa pritjeve vendimtare që ndalën sulmet e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





