Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Izraelit.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa ishin me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Veldin Hoxha.

Kosova e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste falë Kreshnik Hajrizit dhe Edon Zhegrovës mirëpo që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Gol ishte afër të shënonte edhe Lindrit Kamberi në debutim, por goditja e tij me kokë përfundoi në traversë.

Dominimi i Kosovës vazhdoi në tërë këtë pjesë mirëpo që mbrojtja mysafire rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.

Situata u përkeqësua për “Dardanët”, kur mesfushori Veldin Hoxha mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja (72’).

Pas kësaj, Izraeli e mori posedimin për të fituar që ishin me një lojtar më shumë sidoqoftë sërish nuk krijuan ndonjë rast që vlen të ceket.

Faktikisht, edhe një tjetër mundësi shënimi e kishte Zhegrova, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Kësisoj, Kosova merr vetëm një pikë në Prishtinë dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Dublin./Telegrafi/

Lexo edhe

Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

Afro 6 mijë fluturime anulohen ose vonohen në SHBA, Sekretari i Transportit: Po kthehemi në normalitet

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Ivanoviqin e Radojçiqin

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund të tronditin Serbinë, përmend Ivanoviqin e Radojçiqin

Ilir Krasniqi më i miri te Dardanët ndaj Izraelit, Veldin Hoxha merr notën më të dobët

Ilir Krasniqi më i miri te Dardanët ndaj Izraelit, Veldin Hoxha merr notën më të dobët