Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.

Përballja ishte e çmendur nga minuta e parë, ku Atalanta arriti të kthehet dy herë nga disavantazhi i dy golave, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 4-4.
Francesco Pio Esposito kaloi Interin në epërsi me një goditje të bukur për të zhbllokuar epërsinë (16’).
I njëjti pastaj shënoi me kokë pas harkimit të Dimarcos për ta dyfishuar epërsinë (33’).
Atalanta arriti të kthehet në lojë falë Eljif Elmas që shënoi pas një topi të kthyer dy minuta më vonë (35’).
Interi sërish ishte më i mirë për të dyfishuar prapë avantazhin falë Esposito, i cili faktikisht kompletoi het-trikun (52’).
Atalanta sërish arriti të kthehet në lojë përmes Charles De Ketelaere që realizoi me kokë (72’).
Mirëpo, pesë minuta më vonë kroati Petar Sucic me supergol dërgoi rezultatin në 2-4 (77’).
Megjithatë, Atalanta sërish s’u dorëzua. De Ketaelere shënoi me kokë për ta ngushtuar prapë rezultatin (80’). Kurse, heroi ishte Franck Kessie që realizoi në kohën shtesë nga pika e bardhë (90+1’).
Interi me këtë barazim zë pozitën e tretë me 29 pikë ndërsa Atalanta zë në pozitën e 12-të me 15 sosh./Telegrafi/





