“Shoqet” diskutojnë pë largimin e Jakup Krasniqit nga familja (VIDEO)

“Shoqet” diskutojnë pë largimin e Jakup Krasniqit nga familja (VIDEO)

“Shoqet” diskutojnë pë largimin e Jakup Krasniqit nga familja (VIDEO)

Opinionistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë dhe kthimin e tij në Hagë, duke e cilësuar si të rëndë mënyrën e shoqërimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se pamjet e përcjelljes së Krasniqit, në moshën 75-vjeçare, me masa të shumta sigurie dhe automjete të blinduara, kanë qenë të rënda për qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

“Për familjen ishin pamje të rënda, por edhe për ne si qytetarë të këtij vendi, me pa ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, dhe njeriun që tërë jetën ia ka kushtuar lirisë, me pa në mënyrën se si u përcillte, ishte shumë e rëndë”, ka deklaruar Maliqi.

Ajo ka kritikuar edhe masat e sigurisë gjatë përcjelljes së tij, duke thënë:

“Me gjithë ato makina, me atë armatim deri në dhëmbë, ta merr mendja sikur po e përcillnin dikë që përbën rrezik, një të moshuar që në moshën 75-vjeçare nuk e di për kë përbën rrezik”.

Maliqi ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për angazhimin e institucioneve të Kosovës në këtë rast, duke theksuar se Krasniqit nuk iu lejua as takimi me vëllanë e tij.

“Nuk e di edhe ne pak si shtet, si vend, sa po bëjmë, a po bëjmë mjaftueshëm. Nuk u lejua as ta takojë vëllanë e vet”, ka thënë ajo në emisionin “Shoqet”.

Ndiqni videon:

Lexo edhe

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Çfarë burri je kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron? Reagimi yt tregon shumë për marrëdhënien në çift

Çfarë burri je kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron? Reagimi yt tregon shumë për marrëdhënien në çift

Valdrina, bashkëshortja e Valdetit futet për 24 orë në Big Brother

Valdrina, bashkëshortja e Valdetit futet për 24 orë në Big Brother