Owono mendon ta braktisë futbollin pas tragjedisë, vëllain e tij po e quajnë “vrasës”

Owono mendon ta braktisë futbollin pas tragjedisë, vëllain e tij po e quajnë “vrasës”

Owono mendon ta braktisë futbollin pas tragjedisë, vëllain e tij po e quajnë “vrasës”

Portieri Jesus Owono, i cili ishte në portë në ndeshjen tragjike ku humbi jetën Jesus de Miguel, po përballet me një periudhë jashtëzakonisht të vështirë psikologjike. Madje, ai po mendon edhe ta braktisë futbollin, pasi nuk po arrin ta përballojë ndjenjën e fajit pas tragjedisë.

Sponsor 3M Express

Kështu ka bërë të ditur Ana Cristina Maye, shoqja e tij e besuar dhe koordinatorja e përgjithshme e Kombëtares së Guinesë Ekuatoriale, e cila e njeh portierin që nga mosha 14-vjeçare. Në një intervistë për mediumin Mundo Deportivo, ajo ka treguar se Owono po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij dhe ende nuk po arrin ta pranojë atë që ka ndodhur.

Klubi i tij, Andorra, i ka ofruar ndihmë psikologjike, ndërsa specialistët po punojnë me të për ta ndihmuar të kuptojë se ajo që ndodhi ishte një aksident. Përveç kësaj, klubit po i shërbejnë edhe shembujt e sportistëve të tjerë që kanë kaluar përvoja të ngjashme traumatike, duke i treguar video për ta ndihmuar të përballet me situatën dhe gradualisht të rifitojë vetëbesimin.

“Pavarësisht se sa shumë i thonë, kjo e lëndon jashtëzakonisht shumë. Ai është shumë i prekur, veçanërisht për shkak të djalit njëvjeçar e gjysmë të De Miguelit dhe bashkëshortes së tij. Nuk di si t’i përballojë të gjitha këto”, ka deklaruar Maye.

Vëllai i tij po quhet ‘vrasës’

Një tjetër shqetësim i madh për Owonon është situata me të cilën po përballet vëllai i tij më i vogël, i cili luan futboll në Vendin Bask. Sipas Mayes, familja i ka treguar se ai po përballet me sulme dhe fyerje nga njerëz të komunitetit të tij sportiv.

“Vëllai i Jesusit po quhet vrasës. Ai po sulmohet nga ekipi, madje edhe disa prindër po e fyejnë. Është shumë e vështirë. Edhe motra e tij, e cila studion në Universitetin e Valencias, po vuan. Ata nuk e meritonin këtë”, ka rrëfyer ajo.

“Ai beson shumë në Bibël. Do të doja që ta kuptonte se nuk duhet ta mbajë këtë faj mbi vete. Askush nuk hyn në fushë duke menduar se do t’i marrë jetën një futbollisti tjetër”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, nëna e portierit ka udhëtuar drejt Andorrës për të qëndruar pranë tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhet në Vendin Bask. Sipas Mayes, prania e vazhdueshme e gazetarëve jashtë shtëpisë së familjes po ua vështirëson edhe më shumë përballimin e kësaj situate.

“Ata gjithashtu po përjetojnë dhimbje, vetëm në një mënyrë tjetër. Familja e të ndjerit ka humbur një njeri të dashur dhe do të duhet të jetojë me këtë dhimbje gjatë gjithë jetës. Por edhe jeta e familjes së Jezusit ka ndryshuar përgjithmonë dhe ata nuk meritojnë të shkatërrohen në këtë mënyrë”, ka theksuar ajo.

“Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një bashkëshort në shtëpi. Edhe ata po vuajnë. Jesusi ka nevojë për kohë, ndihmë dhe qetësi për ta pranuar atë që ka ndodhur”, ka përfunduar Maye./Telegrafi/

Lexo edhe

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj paratë e gjetura i dorëzon në polici

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj paratë e gjetura i dorëzon në polici

​Gjen para në rrugë, qytetari nga Ferizaj i dërgon në polici

​Gjen para në rrugë, qytetari nga Ferizaj i dërgon në polici

Alarm për bomba në dhjetëra aeroplanë në Evropë – çfarë po ndodh?

Alarm për bomba në dhjetëra aeroplanë në Evropë – çfarë po ndodh?