Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

Ori Nebiaj zbulon për herë të parë se i ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

Gazetarja dhe autorja shqiptare, Mira Kazhani, ka bërë një rrëfim mjaft personal gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë dhe ëndrrën që nuk arriti ta realizonte.

Sponsor 3M Express

Gjatë bisedës në studio, Kazhani tregoi se, po të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, do të zgjidhte ngrirjen e vezëve, si një mundësi për të ruajtur alternativat për t’u bërë nënë në të ardhmen.

Ajo u shpreh se kjo procedurë është një mundësi që gratë duhet ta marrin në konsideratë, veçanërisht nëse dëshirojnë ta shtyjnë vendimin për të pasur fëmijë.

“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, deklaroi Kazhani.

Në të njëjtën bisedë, moderatorja Ori Nebiaj zbuloi se e ka kryer tashmë këtë procedurë, duke treguar se ka menduar për mundësinë e shtyrjes së amësisë.

“I kam marrë masat”, tha Nebiaj.

Rrëfimi i Kazhanit nxiti diskutimin për dëshirën për t’u bërë prind, sfidat që mund të përjetojnë gratë në këtë rrugëtim dhe mundësitë që ofron mjekësia moderne për ruajtjen e fertilitetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë