Organizatat paralajmërojnë kolaps të shërbimeve sociale

Organizatat paralajmërojnë kolaps të shërbimeve sociale

Organizatat paralajmërojnë kolaps të shërbimeve sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë protestuar të mërkurën në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e mjeteve financiare për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.

Përfaqësueset e këtyre organizatave kanë ngritur shqetësimin se ndarjet aktuale buxhetore nuk janë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe se vazhdimi i kësaj gjendjeje mund të rrezikojë funksionimin e shërbimeve për fëmijët, gratë dhe familjet në nevojë.

Sponsor 3M Express

Donjeta Kelmendi nga KOMF ka deklaruar se qendrat për punë sociale po përballen me gjendje të rëndë, ndërsa organizatat e licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale rrezikojnë të mbyllen, të reduktojnë aktivitetet ose të pezullojnë punën.

Shqetësuese, sipas saj, është edhe fakti se vetëm rreth dy për qind e buxhetit të mbrojtjes sociale në Kosovë ndahen për shërbimet sociale dhe familjare, ndërsa pjesa më e madhe e financimit orientohet në transfere dhe skema sociale.

Nga ana tjetër, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka theksuar se mungesa e financimit të qëndrueshëm mund t’i lërë pa mbështetje gratë që përjetojnë dhunë dhe fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje.

Ajo ka nënvizuar se gratë që raportojnë dhunën duhet të kenë qasje të menjëhershme në strehim, këshillim dhe mbështetje profesionale, në mënyrë që të mund të dalin nga situatat e dhunës dhe të rindërtojnë jetën e tyre.

Përmes protestës, KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të Buxhetit për vitin 2027 të sigurojnë financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për këtë sektor.

Organizatat paralajmërojnë se pa rritjen e investimeve, rreziku nuk kufizohet vetëm te institucionet dhe organizatat që ofrojnë shërbime, por prek drejtpërdrejt qytetarët që varen nga kjo mbështetje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë