Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve

“Është shkelje e rëndë e rregullores ajo që po bëni, kërkojmë kalimin menjëherë në votim”, tha Balla.

Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër. Pas këtij vendimi, mes tymueseve dhe flakadanëve, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar, mes të cilëve edhe projektligji për Bankën e Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për vitin 2024 si dhe projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë” dhe atë “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Deputetët socialistë miratuan edhe ndryshimet në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social, si dhe ndryshimet në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në të njëjtën seancë mori miratimin edhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për peshkimin.

Pjesë e vendimmarrjes ishin edhe projektvendimet për strukturën, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë personelin që do të angazhohet për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Gjithashtu, u miratuan ndryshimet në strukturën organizative dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Tensionet u shoqëruan edhe me masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës. Xhelal Mziu u përjashtua nga seanca, ndërsa u vendos përjashtimi edhe i deputetëve Himçi, Kaso dhe Nallbati.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

Tensionet në Kuvend e Shqipërisë, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës për 10 ditë

Tensionet në Kuvend e Shqipërisë, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës për 10 ditë

11 zyrtarë policorë në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt

11 zyrtarë policorë në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve | Momenti