Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se operacioni po realizohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me stacionet policore dhe njësitë e tjera të Policisë në këtë rajon.
Bytyqi ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa detaje të tjera lidhur me operacionin pritet të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve hetimore.
“Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të operacionit dhe në koordinim me Prokurorinë.




