OpenAI kundërpërgjigjet ndaj Apple, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare përmes një ish-punonjësi

Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, ka ngritur kundërpadi ndaj gjigantit teknologjik Apple, duke e akuzuar për përvetësim të sekreteve tregtare përmes një ish-punonjësi të kompanisë. Lajmin e ka raportuar BBC.

Sponsor 3M Express

Përplasja ligjore mes dy kompanive vjen pasi Apple kishte ngritur një padi federale në korrik, duke paditur OpenAI-n dhe dy ish-punonjës të saj, të cilët më parë kishin punuar për prodhuesin e iPhone.

Në atë padi, Apple pretendonte se OpenAI ishte përfshirë në një “model vjedhjeje” të informacioneve pronësore të kompanisë.

Por OpenAI ka kundërpërgjigjur të premten, përmes një padie të ngritur në Kaliforni, duke pretenduar se Apple kishte siguruar informacione konfidenciale përmes punësimit të një ish-punonjësi të saj.

Sipas kundërpadisë, punonjësi kishte punuar për OpenAI për rreth gjashtë muaj dhe kishte pasur qasje në informacione të ndjeshme lidhur me një pajisje të re dhe planet e ardhshme të kompanisë për produkte fizike.

OpenAI pretendon se ai kishte dërguar dhjetëra dokumente konfidenciale në numrat e tij personalë të telefonit dhe më pas ua kishte prezantuar planet e kompanisë drejtuesve të lartë të Apple, me kërkesë të kësaj të fundit.

Kompania e inteligjencës artificiale pretendon gjithashtu se Apple ka dekurajuar furnizuesit e pajisjeve që të bashkëpunojnë në zhvillimin e produkteve të ardhshme të OpenAI.

Kjo përplasje vjen në një kohë kur OpenAI po punon në zhvillimin e pajisjeve personale të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, të cilat mund të sfidojnë drejtpërdrejt dominimin e Apple në tregun e pajisjeve teknologjike.

Nga ana tjetër, Apple i ka mohuar akuzat e OpenAI-t, duke i cilësuar kundërpaditë si “një përpjekje transparente për të shkëputur vëmendjen nga thelbi” i çështjes së saj.

OpenAI, ndërkaq, ka vënë në pikëpyetje edhe arsyet e punësimit të ish-punonjësit, duke pretenduar se koha e largimit të dokumenteve konfidenciale ngre dyshime se ai mund të jetë bashkuar me kompaninë pikërisht për t’i siguruar këto informacione.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Poem Blue vesh kuq e zi për 28 Nëntorin, Ledri Vula publikon fotografi të ëmbla me të bijën

Poem Blue vesh kuq e zi për 28 Nëntorin, Ledri Vula publikon fotografi të ëmbla me të bijën

Pse disa ndeshje të së dielës në Premierligë do të luhen në “orar të çuditshëm”?

Pse disa ndeshje të së dielës në Premierligë do të luhen në “orar të çuditshëm”?

Pas afro dy muajsh heshtje, Xherdan Shaqiri rikthehet te goli

Pas afro dy muajsh heshtje, Xherdan Shaqiri rikthehet te goli