28 Nëntori shënohet në Luginën e Preshevës

28 Nëntori shënohet në Luginën e Preshevës

28 Nëntori shënohet në Luginën e Preshevës

Festa e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, është shënuar edhe në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët kanë festuar me aktivitete të ndryshme, duke përcjellë mesazhe urimi dhe krenarie kombëtare.

Sponsor 3M Express

Në Komunën e Preshevës, flamuri kombëtar shqiptar është ngritur nga kryetarja e komunës, Ardita Sinani, në shenjë të shënimit të kësaj feste me rëndësi të veçantë për shqiptarët.

Me rastin e 28 Nëntorit, urime për shqiptarët kudo që ndodhen kanë përcjellë edhe përfaqësues të institucioneve dhe të jetës politike në Luginë.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka uruar Ditën e Flamurit, ndërsa nga kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka përcjellë mesazhin festive, duke uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Një atmosferë të veçantë festës i kanë dhënë edhe fëmijët e Çerdhes “8 Marsi”, të cilët kanë qenë pjesë e aktivitetit “Nëntor Lugine 2.0”. Përmes veshjeve me motive kombëtare, programit artistik dhe buzëqeshjeve të tyre, ata kanë sjellë ngrohtësi dhe emocion në shënimin e kësaj dite.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar pjesëmarrjen e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së traditës dhe dashurisë për simbolet kombëtare te brezat e rinj.

Projekti “Nëntor Lugine” është financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, përmes Culturalb dhe në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

Megjithatë, përtej atmosferës festive, shënimi i 28 Nëntorit në Luginën e Preshevës vazhdon të shoqërohet me ndëshkime nga autoritet serbe.

Sipas të dhënave të publikuara ndër vite, Komuna e Preshevës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar janë ndëshkuar disa herë për përdorimin e flamurit gjatë festave kombëtare.

Në Luginën e Preshevës, sipas liderëve politikë, flamuri nuk është vetëm simbol feste, por edhe shprehje e identitetit, historisë dhe përpjekjes për të drejta të barabarta./RTK

Lexo edhe

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pikë pelegrinazhi në ditë të rëndësishme të kombit shqiptar

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pikë pelegrinazhi në ditë të rëndësishme të kombit shqiptar

Gjykata cakton një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për trafikim me njerëz

Gjykata cakton një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për trafikim me njerëz

Ikja nga Kosova: Arsimi e punësimi, shkaktarë të migrimit (VIDEO)

Ikja nga Kosova: Arsimi e punësimi, shkaktarë të migrimit (VIDEO)