Teksa dy bijtë e mjekut Adem Ademi po e mbanin mërzinë në vete, arkivolin e babait të tyre po e bartnin ushtarët e lirisë.

Këta të fundit e përcollën kirurgun, eshtrat e të cilit u gjetën nga gërmimet që u kryen verën e këtij viti në Kalludër të Zubin Potokut, deri te varrezat e qytetit të Mitrovicës, ku u rivarros këtë 28 nëntor, raporton Klan Kosova.
Paraprakisht, për njeriun që i përkiste grupit të intelektualëve, u mbajt homazh përkujtimor.
I madh qe numri i qytetarëve që ia mësyn Qendrës së Kulturës në Mitrovicë për ta ngushëlluar familjen.
Bile nuk munguan as deputetë e udhëheqës të institucioneve.
Anise për 27 vjet nuk ditën gjë për fatin e babait te tyre, rivarrimi, fëmijët pohojnë se nuk e mbyll këtë çështje.
Për aq sa Adem Ademi ishte gjallë, u tha se la gjurmë të pashlyeshme në shëndetësi.
Para të pranishmëve, për mjekun që u zhduk në prill të ‘99-tës, u shfaq edhe një përmbledhje e shkurtër e veprimtarisë së tij.
Ndiqeni kronikën e plotë:





