Analisti Parim Olluri, ka komentuar zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja, me këtë çështje, i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti një temë që i “konvenon” politikisht.

Olluri ka thënë se Kurtit i konvenon që në këtë periudhë të diskutohet për përmbajtjen e ligjit që pritet të miratohet.
Sipas tij, edhe në rast se ligji miratohet, “mos mendoni që Kurti ka me shku nëpër kancelaritë e botës me atë ligj me vete dhe ka me lobu me shtetet e BE-së për me i njoftë ndryshimet ligjore që i ka miratu Kosova. Kurti nuk ka me e bë atë pjesë, nuk kemi qeveri që i shtyn përpara ato zotime”, ka deklaruar Olluri.
Ai ka kritikuar edhe qasjen e PDK-së në këtë proces, duke thënë se partia ia ka lënë në dorë Kurtit një temë që i konvenon në këtë moment.
“PDK-ja Kurtit ia ka dhënë në dorë një temë që Kurtit i konvenon. Kurti e ka kërku vetë burgosjen e Hashim Thaçit. Domethënë, njeriu që ia uron burgosjen, mos prit që ka me bë çmos me liru Thaçin”, është shprehur Olluri në emisionin “Pressing” në T7.
Burimi: Insajderi





