Olluri: Kurti e ka kërku vetë burgosjen Thaçit, njeriu që ia uron burgosjen, mos prit që ka me bë çmos me liru Thaçin

Analisti Parim Olluri, ka komentuar zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se PDK-ja, me këtë çështje, i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti një temë që i “konvenon” politikisht.

Sponsor 3M Express

Olluri ka thënë se Kurtit i konvenon që në këtë periudhë të diskutohet për përmbajtjen e ligjit që pritet të miratohet.

Sipas tij, edhe në rast se ligji miratohet, “mos mendoni që Kurti ka me shku nëpër kancelaritë e botës me atë ligj me vete dhe ka me lobu me shtetet e BE-së për me i njoftë ndryshimet ligjore që i ka miratu Kosova. Kurti nuk ka me e bë atë pjesë, nuk kemi qeveri që i shtyn përpara ato zotime”, ka deklaruar Olluri.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e PDK-së në këtë proces, duke thënë se partia ia ka lënë në dorë Kurtit një temë që i konvenon në këtë moment.

“PDK-ja Kurtit ia ka dhënë në dorë një temë që Kurtit i konvenon. Kurti e ka kërku vetë burgosjen e Hashim Thaçit. Domethënë, njeriu që ia uron burgosjen, mos prit që ka me bë çmos me liru Thaçin”, është shprehur Olluri në emisionin “Pressing” në T7.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Samitin e Berlinit

Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Samitin e Berlinit

Evropa e gatshme për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Evropa e gatshme për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Isufi kritikon procesin gjyqësor ndaj Jakup Krasniqit: Sikur të ishte i mesjetës (VIDEO)

Isufi kritikon procesin gjyqësor ndaj Jakup Krasniqit: Sikur të ishte i mesjetës (VIDEO)