Dy gjigantët italianë të etur për yllin e Man Unitedit

Dy gjigantët italianë të etur për yllin e Man Unitedit

Dy gjigantët italianë të etur për yllin e Man Unitedit

Juventusi dhe Napoli po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, holandezi mund të rikthehet në Serie A, dy vjet e gjysmë pasi Manchester Unitedi e transferoi nga Bologna për më shumë se 40 milionë euro.

Megjithatë, Zirkzee nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë në Old Trafford. Ai ka shënuar vetëm dy gola në 10 paraqitje këtë sezon, duke bërë që e ardhmja e tij në Angli të vihet në pikëpyetje.

Që prej largimit nga Bologna, disa klube italiane kanë shfaqur interesim për sulmuesin. Roma tentoi ta transferonte në janar, ndërsa Fiorentina dhe Juventusi ishin të interesuara gjatë verës.

Juventusi ka një avantazh të rëndësishëm në këtë garë, pasi drejtori sportiv Frederic Massara e pëlqen prej kohësh futbollistin. Ai kishte tentuar ta transferonte Zirkzee edhe gjatë kohës te Milani dhe Roma, ndërsa në gusht provoi sërish ta afronte te “Bianconerët”.

“Bianconerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe Zirkzee mund të shndërrohet në një mundësi reale, nëse Manchester Unitedi pranon një marrëveshje me kushte të favorshme.

Në anën tjetër, Napoli ka raporte të mira me përfaqësuesit e sulmuesit dhe mund ta përfshijë atë në listën e objektivave, në rast se Lorenzo Lucca largohet në janar. Për italianin interesim kanë shfaqur Bologna dhe Genoa, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e huazimit të tij.

Ndërkohë, situata te Manchester Unitedi ka ndryshuar edhe pas emërimit të Mauricio Pochettinos në vend të Michael Carrick si trajner i skuadrës javën e kaluar./Telegrafi/

Lexo edhe

Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Samitin e Berlinit

Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Samitin e Berlinit

Evropa e gatshme për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Evropa e gatshme për bisedime me Rusinë për Ukrainën

Isufi kritikon procesin gjyqësor ndaj Jakup Krasniqit: Sikur të ishte i mesjetës (VIDEO)

Isufi kritikon procesin gjyqësor ndaj Jakup Krasniqit: Sikur të ishte i mesjetës (VIDEO)