Olivia Rodrigo siguron 7 nominime në Grammy Awards 2027, përfshirë edhe kategorinë Albumi i Vitit

Olivia Rodrigo siguron 7 nominime në Grammy Awards 2027, përfshirë edhe kategorinë Albumi i Vitit

Olivia Rodrigo siguron 7 nominime në Grammy Awards 2027, përfshirë edhe kategorinë Albumi i Vitit

Janë publikuar nominimet për Grammy Awards 2027, ceremonia më prestigjioze e industrisë muzikore, ndërsa njëra prej artisteve të nominuara është edhe këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo, e cila ka siguruar gjithsej shtatë nominime.

Sponsor 3M Express

Siç edhe ishte pritur, Rodrigo është nominuar për çmimin kryesor, Albumi i Vitit (Album of the Year), me albumin e saj “you seem pretty sad for a girl so in love”.

Artistja amerikane është nominuar gjithashtu edhe në dy kategori të tjera të rëndësishme të ceremonisë: Kënga e Vitit (Song of the Year) dhe Incizimi i Vitit (Record of the Year), me këngën “The Cure”.

Albumi i saj, i publikuar në muajin qershor të këtij viti, përmban këngë që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Përveç suksesit në muzikë, Olivia Rodrigo ka nisur edhe turneun e saj, “The Unraveled Tour”, i cili aktualisht po zhvillohet në Amerikë. Ndërkaq, gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, këngëtarja pritet ta vazhdojë turneun edhe në Evropë.

Me shtatë nominime në total, Rodrigo është një prej emrave që pritet të tërheqë vëmendje të veçantë në ceremoninë e këtij viti.

Lista e nominimeve të Olivia Rodrigo-s për Grammy Awards 2027

Albumi i Vitit – you seem pretty sad for a girl so in love

Incizimi i Vitit – “the cure”

Kënga e Vitit – “the cure”

Albumi më i Mirë Vokal Pop – you seem pretty sad for a girl so in love

Performanca më e Mirë Solo Pop – “the cure”

Performanca më e Mirë Rock – “what’s wrong with me” (me Robert Smith)

Kënga më e Mirë Rock – “what’s wrong with me”

Lexo edhe

Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

Ekskluzive: 40 mijë euro, veturë 25 mijë euro dhe ndikim në drejtësi – Prokuroria zbardh rolin e Ardian dhe Lavdim Krasniqit

Ekskluzive: 40 mijë euro, veturë 25 mijë euro dhe ndikim në drejtësi – Prokuroria zbardh rolin e Ardian dhe Lavdim Krasniqit

Robert Pattinson është James Bondi i ri: Është publikuar fotografia e parë në rolin e agjentit 007

Robert Pattinson është James Bondi i ri: Është publikuar fotografia e parë në rolin e agjentit 007