Uji nga ujësjellësi i qytetit në Strugë nuk është i sigurt për t’u pirë për shkak të turbullirës së shtuar, sipas Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”.

Matjet e fundit treguan se turbullira e ujit në pikat matëse në qytet varion nga 1.52 në 1.8 NTU, që është mbi kufirin maksimal të lejuar prej 1.5 NTU.
Megjithatë, në burimin “Shum” u mat një turbullirë prej 0.89 NTU.
Kompania informon se uji mund të përdoret ekskluzivisht për qëllime teknike.





