Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Forcat e policisë po avancojnë në drejtim të protestuesve, ndërsa vërehet zhvendosja e tyre nga zona e Rrugës së Durrësit.
Nga ana e tyre, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë drejt efektivëve, teksa këta të fundit avanconin.




