OEK kërkon mbështetje financiare për bizneset, paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon mbështetje financiare për bizneset, paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon mbështetje financiare për bizneset, paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i ka kërkuar Qeverisë që t’ua subvencionojë bizneseve një pjesë të kostos së rritur të energjisë elektrike, së paku për tre muajt e ardhshëm, në mënyrë që produktet vendore të ruajnë çmimin dhe konkurrueshmërinë në treg.

Sponsor 3M Express

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna ka thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike shkaktojnë dëme të mëdha për bizneset, duke rrezikuar jo vetëm përmbushjen e porosive brenda afateve të kontraktuara, por edhe humbjen e blerësve dhe të lëndës së parë gjatë procesit të prodhimit.

“Po për biznesin është një dëm shumë i madh, dëm material, por edhe në dëm në kuptimin që nuk do të mund të prodhojnë në sasinë që është kontraktuar, do të kenë shansë shumë që t’i hupin edhe blerësit e tyre jo brenda Kosovës, po edhe jashtë Kosovës, për shkak se janë porosi që janë bërë me afat të caktum. Dhe duhet me pas parasysh që çdo ndërprerje e energjisë elektrike për biznesin, përveç që është humbje në kuptimin e mundësisë për me dorëzuar mallin brenda afatit kontraktual, që ka dhe shumë kontrata, e kanë edhe penallti në qoftë se nuk e dorzëon mallin brenda afatit që e ke paraparë, është edhe humbje në kuptimin që ajo lëndë e parë ose gjithë ky produkt që ndodhet në linjën e prodhimit, ajo shkon shkartë, që nënkupton, shkon në kosto dhe në humbje të biznesit”, tha ai.

Rafuna për EkonomiaOnline ka thënë se përdorimi i gjeneratorëve për të vazhduar prodhimin paraqet kosto shtesë për bizneset, për shkak të shpenzimeve për derivate.

“Më pas, çdo ndërprerje e energjisë elektrike edhe në qoftë se është makineri prodhuese, e cila aktivizohet përmes gjeneratorëve, ajo është kosto shtesë për biznesin, për shkak se duhet të furnizohet me derivate, dhe dihet sot sa është çmimi i derivateve, dhe kjo me automatizim i rrit koston biznesit”, tha ai.

Sipas tij, një pjesë e makinerive moderne me të cilat janë pajisur bizneset nuk mund të funksionojnë përmes gjeneratorëve, duke bërë që prodhimi të ndërpritet gjatë reduktimeve të energjisë elektrike.

“Dhe e treta, që është po ashtu shumë e rëndësishme, që bizneset kanë avancuar, për shkak kërkesave të produkteve tona që të jenë sa më cilësore dhe të prodhojnë me standardet e Bashkimit Evropian, kanë investuar shumë në makineri të fundit, ku kjo makineri nuk e njeh, si të them, restartimin ose operimin me gjenerator. Dhe gjatë kohës kur ka reduktime të energjisë elektrike, kjo nënkupton që biznesi duhet me pushu, nuk ka mundësi me prodhu dhe lindin këto pasoja, të cilat i thashë. Kështu që humbjet janë shumë të mëdha për biznesin në rast kur ka ndërprerje të energjisë elektrike apo kur duhet me funksionu përmes gjeneratorëve”, tha ai.

Rafuna ka theksuar se prioritet duhet të jetë sigurimi i furnizimit me energji elektrike, ndërsa ka paralajmëruar se rritja e çmimit të saj do të ndikojë drejtpërdrejt në kostot operative të bizneseve dhe çmimet e produkteve.

“E para duhet të sigurohet energjia elektrike. Kjo është kusht, domethënë që duhet të sigurohet energjia elektrike. Dhe e dyta, ne jemi dëshmitarë tani që çmimi i energjisë elektrike, gazit, jo vetëm në Kosovë, po edhe në Bashkimin Evropian, për shkak rrethanave gjeopolitike ka filluar të rritet, plus jemi në sezonin e dimrit ku konsumi për energji elektrike rritet, bashkë me rritjen e kërkesës për konsum rritet edhe çmimi. Kjo nënkupton për biznesin, kosto ekstra, se çdo rritje që vjen energjisë elektrike, është kosto operative për biznesin që reflektohet në produkt”, ka deklaruara Rafuna për Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që qeveria t’i identifikojë prodhuesit dhe t’ua subvencionojë një pjesë të kostos së rritur të energjisë elektrike për tre muajt e ardhshëm, në mënyrë që produktet vendore të mos humbin konkurrueshmërinë përballë produkteve të importuara dhe në tregjet e eksportit.

“Qeveria është dashur për mos me leju produktin tonë me dalë më shtrenjtë sesa produktet që importohen, duhet ta përdorte të njëjtën praktikë që e përdorin ata në vendet e tyre, që nënkupton t’i identifikojë prodhuesit dhe të shohë për tre muajt e ardhshëm një pjesë të energjisë elektrike, jo tërësisht, por një pjesë së paku për çmimin e ngritur, t’ja subvencionojë në mënyrë që ta kalojnë këtë tre mujorsh pa pasojë në kuptimin që produkti ta ruajë çmimin që ka kushtuar, të jetë konkurrent me prodhimet që importohen, po edhe të jetë konkurrent në tregun e jashtëm që eksportojnë”, tha ai.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka vendosur shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike për një periudhë prej 60 ditësh. Masat synojnë sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe ekonominë, në kohën kur vendi po përballet me vështirësi në sektorin energjetik.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të ejnten pas mesnatës vendimin e qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të hënën, ka thënë se situata është vështirësuar për shkak të kufizimeve në kapacitetet prodhuese vendore dhe bllokimit të linjave të transmetimit të energjisë elektrike nga Serbia.

Masat e propozuara përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë elektrike nga institucionet publike dhe ndërmarrjen e masave të tjera sipas nevojës.

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

OEK kërkon mbështetje financiare për bizneset, paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë | Momenti