Nuk mjaftohet me milionat nga futbolli, zbulohet biznesi i ri i Lamine Yamal

Nuk mjaftohet me milionat nga futbolli, zbulohet biznesi i ri i Lamine Yamal

Nuk mjaftohet me milionat nga futbolli, zbulohet biznesi i ri i Lamine Yamal

Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin e patundshmërive, duke investuar një pjesë të pasurisë së tij në këtë sektor.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit spanjoll Marca, 19-vjeçari ka themeluar kompaninë Capitally Property SL në qershor të vitit 2026, përmes së cilës synon të diversifikojë investimet dhe të ndërtojë një biznes afatgjatë.

Dokumentet e Regjistrit Tregtar tregojnë se kjo kompani funksionon krahas Ally Global SL, agjencisë së tij për menaxhimin e të drejtave të imazhit, e cila tashmë ka ndryshuar emërtimin.

Pas blerjes së një shtëpie në Sant Just Desvern, kompania e futbollistit thuhet se ka blerë 50 për qind të aksioneve në një ndërtesë industriale katërkatëshe.

Transaksioni është realizuar më 30 shtator dhe, sipas raportimit, është kryer pa marrëveshje hipotekare.

Pjesa tjetër prej 50 për qind e kësaj prone i takon kompanisë Bastida Pancarana SL, e cila menaxhohet nga Santiago San Torcuato, këshilltari ligjor argjentinas që ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me familjen e Yamalit.

Investimet në patundshmëri vijnë krahas blerjeve të tjera personale të futbollistit. Babai i tij, Mounir Nasraoui, kishte zbuluar më herët se Lamine kishte blerë shtëpi për vete, nënën dhe gjyshen e tij.

Aktualisht, talenti spanjoll jeton në një rezidencë të rinovuar në Esplugues de Llobregat, ndërsa duket se po shfrytëzon suksesin e tij në futboll për të ndërtuar një bazë të qëndrueshme financiare edhe jashtë sportit./Telegrafi/

Lexo edhe

CFO Green në Rahovec shiste barna pa farmacist, pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

CFO Green në Rahovec shiste barna pa farmacist, pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

Trump bleu aksione në Nvidia pak para shpërthimit të skandalit të dyshuar për spiunazh

Trump bleu aksione në Nvidia pak para shpërthimit të skandalit të dyshuar për spiunazh

Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet

Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet