Real Madridi nuk planifikon të bëjë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit besojnë se skuadra aktuale ka potencialin e nevojshëm për t’i përmbushur objektivat e sezonit.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për nevojën e përforcimeve, veçanërisht në repartin e mesfushës, në Valdebebas ekziston bindja se ekipi është i kompletuar dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje në merkaton dimërore.
Lëvizja e vetme që mund të ndodhë është largimi i ndonjë futbollisti, por vetëm në rast se ai vetë kërkon largimin dhe trajneri Jose Mourinho jep miratimin e tij. Megjithatë, një skenar i tillë konsiderohet shumë pak i mundshëm.
Ndërkohë, ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me rikthimin e mundshëm të futbollistëve si Jacobo Ramon, Nico Paz, Rafa Marin dhe Victor Munoz.
Klubi madrilen planifikon t’i vlerësojë këto raste gjatë pranverës. Në veçanti, Jacobo Ramon shihet si një kandidat potencial për të qenë pasardhësi afatgjatë i Antonio Rudiger në repartin defensiv.
Për momentin, paraqitja e Real Madridit në “Camp Nou”, ku spikatën Bernardo Silva dhe Arda Guler, ka përforcuar edhe më shumë besimin e drejtuesve te grupi aktual i futbollistëve.
Kështu, pavarësisht zërave për përforcime, madrilenët nuk kanë ndërmend të jenë aktivë në afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/




