Dy rezoluta të propozuara në Kuvendin e Kosovës nuk kanë marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në vazhdimin e seancës së së enjtes.

E para ishte rezoluta nga interpelanca e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e cila ishte mbajtur ditë më parë lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Interpelanca ishte thirrur pas vdekjes së një pacienteje me kancer, së cilës i mungonte njëri nga barnat e terapisë.
Për këtë rezolutë votuan pro vetëm 27 deputetë, ndërsa 49 votuan kundër.
Ndërkaq, mbështetje nuk mori as rezoluta nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike.
Për këtë rezolutë votuan pro 27 deputetë, ndërsa 51 ishin kundër. /Telegrafi/





