Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikuar në Facebook një video ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke kënduar bashkë me këngëtarin e njohur shqiptar, Nikollë Nikprelaj.

Në video dëgjohet kënga me vargjet: “Se jem toskë, se jemi gegë, me një lis o me dy degë – nuk ka fe as s’ka parti që e përçan këtë shqiptari”.
Kurti dhe të pranishmit shihen duke iu bashkuar këngës së Nikprelajt.
Azemi nuk ka bërë të ditur nëse videoja është realizuar sonte, me rastin e 28 Nëntorit, apo nëse bëhet fjalë për pamje nga arkivi.
Burimi: Insajderi





