Mourinho është i bindur që Reali mund të luftojë për çdo titull këtë sezon

Mourinho është i bindur që Reali mund të luftojë për çdo titull këtë sezon

Mourinho është i bindur që Reali mund të luftojë për çdo titull këtë sezon

Real Madridi ka pasur një fillim mbresëlënës nën drejtimin e Jose Mourinhos, në rikthimin e dytë të trajnerit portugez në klub.

Sponsor 3M Express

Forma e shkëlqyer e “Los Blancos” ka bërë që ata të pozicionohen si pretendentë seriozë për të dy trofetë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Real Madridi i ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në garën evropiane, ndërsa në tabelën e La Ligës ndodhet vetëm tri pikë prapa Barcelonës.

Skuadra e Mourinhos është e vetmja në Ligën e Kampionëve që ende nuk ka humbur asnjë pikë dhe tashmë ka arritur të bëjë përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Romës dhe PSV Eindhovenit.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Mourinho është i bindur se Real Madridi i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për çdo trofe këtë sezon.

“Jose Mourinho është i bindur se Real Madrid mund të garojë për çdo titull”, ka deklaruar ai.

Trajneri portugez ka besim të madh në cilësinë e skuadrës që ka në dispozicion, gjë që shpjegon edhe arsyen pse e konsideron të mbyllur çështjen e transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

Mourinho së fundmi e bëri të qartë se nuk dëshiron as afrime dhe as largime gjatë mesit të sezonit.

Trajneri po i mbështet edhe me rezultate fjalët e tij, duke e transformuar ekipin dhe duke e udhëhequr drejt një serie prej 10 fitoresh radhazi në të gjitha garat.

Fitorja 5-1 ndaj PSV Eindhovenit në mesjavë, pas përmbysjes së rezultatit, dëshmoi gjithashtu qëndrueshmërinë dhe fuqinë sulmuese të skuadrës.

Megjithatë, Mourinho ende ka disa çështje për t’i zgjidhur, siç janë kombinimi i mesfushës dhe forma e Vinicius Juniorit.

Pavarësisht se ende nuk i ka të gjitha pjesët e mozaikut në vendin e duhur, skuadra po merr gjithnjë e më shumë formë.

Real Madridi ka nisur të luajë me një identitet të qartë futbollistik dhe duket më shumë si një ekip i kompletuar sesa në cilëndo periudhë të sezoneve të fundit.

Mourinho tashmë ka treguar aftësitë e tij si trajner përmes ndryshimeve taktike, ndërsa rezultatet janë të dukshme për të gjithë.

Megjithatë, te Real Madridi e dinë se duhet të vazhdojnë të përmirësohen nga ndeshja në ndeshje dhe nuk mund t’i lejojnë vetes të ngecin.

Mourinho ka arsye të forta për të besuar se e ka skuadrën e duhur për t’i fituar të gjithë trofetë në dispozicion, por mbetet të shihet se si do të paraqitet ekipi gjatë muajve të ardhshëm.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kampionët francezë vazhdojnë me fitore, PSG mposht Lorientin

Kampionët francezë vazhdojnë me fitore, PSG mposht Lorientin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Në çfarë moshe duhet t’i mësoni fëmijët të gatuajnë dhe nga t’ia filloni?

Në çfarë moshe duhet t’i mësoni fëmijët të gatuajnë dhe nga t’ia filloni?