Borë në katër rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, MPB publikon gjendjen

Borë në katër rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, MPB publikon gjendjen

Borë në katër rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, MPB publikon gjendjen

Disa nga rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë janë të mbuluara me borë, por aktualisht të gjitha janë të kalueshme.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në magjistralen Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, në të gjitha këto segmente rrugore, kalueshmëria është vlerësuar si e mundshme.

Në ndërkohë, sipas të njëjtave të dhëna, nuk është raportuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut në asnjërën prej rrugëve të monitoruara.

Të dhënat në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përditësuar të shtunën, më 28 nëntor, në orën 20:39. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kampionët francezë vazhdojnë me fitore, PSG mposht Lorientin

Kampionët francezë vazhdojnë me fitore, PSG mposht Lorientin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Në çfarë moshe duhet t’i mësoni fëmijët të gatuajnë dhe nga t’ia filloni?

Në çfarë moshe duhet t’i mësoni fëmijët të gatuajnë dhe nga t’ia filloni?