Edhe pse edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, banorët kanë filluar të zbulojnë emocionet dhe shqetësimet në këtë eksperiencë.

Gjatë momentit kur po bënte nominimet, Anjeza Gubeti, u ndal te një person i rëndësishëm që ka lënë jashtë shtëpisë, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për të dashurin e saj.
Ajo shprehu pasigurinë nëse ai po e ndjek nga jashtë dhe si po e percepton pjesëmarrjen e saj në këtë format.
Foto: Screenshot/YouTube
“Nuk e di a është t’u më kqyrë, po dua me i thënë që duhet me ditë që jam mirë”, u shpreh Anjeza.
Krahas këtij shqetësimi, banorja tashmë ndodhet edhe në nominim të përhershëm, pasi u përzgjodh nga publiku për këtë pozitë, duke e bërë rrugëtimin e saj në BBVK edhe më sfidues që në fillim.
Në shtëpinë e famshme tashmë janë mbi 20 konkurrentë të fushave të ndryshme.
Loja sapo ka nisur, ndonëse ka pasur edhe përplasje e debate të ashpra. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com




