Nufi: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, është takuar me homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci, në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Takimi u zhvillua më 17 nëntor 2026, në prag të mbledhjes së 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG).

Pas takimit, ministri Nufi ka riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë proces si një domosdoshmëri strategjike për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Evropë”, u shpreh Nufi.

Ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë këtë aspiratë me vendosmëri, në çdo forum dhe në çdo nivel të bashkëpunimit euroatlantik.

“Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë edhe një Evropë më e sigurt!”, përfundoi ministri shqiptar i Mbrojtjes.

Takimi mes dy homologëve dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë euroatlantike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Nufi: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO | Momenti