Nju-Jorku njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Nju-Jorku njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Nju-Jorku njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut ka miratuar më 19 nëntor rezolutën për njohjen e 28 Nëntorit si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të shënohet çdo vit.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka përshëndetur këtë vendim dhe ka shprehur mirënjohje për komunitetin shqiptar në Nju-Jork.

Në reagimin e tij, ai ka theksuar kontributin e brezave të shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, të cilët ndër vite kanë ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjet me vendlindjen, duke ua përcjellë edhe fëmijëve të tyre dashurinë për historinë dhe flamurin kombëtar.

“Jam shumë i lumtur që më 19 nëntor të këtij viti, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut miratoi rezolutën që njeh 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, për ta shënuar çdo vit. Për breza të tërë, familjet shqiptare në Nju-Jork e kanë festuar këtë ditë në shtëpitë e tyre, në lagjet e tyre dhe me fëmijët e tyre. Ua kanë mësuar shqipen fëmijëve, ua kanë treguar historinë e flamurit dhe e kanë mbajtur të gjallë lidhjen me vendlindjen. Sot, dita që këto familje e kanë ruajtur brez pas brezi merr njohjen e qytetit që e bënë shtëpi. Nga Prishtina, e përshëndes këtë vendim dhe u shpreh mirënjohjen time shqiptarëve të Nju-Jorkut. Me punën dhe përkushtimin tuaj, keni fituar respektin e qytetit dhe i keni dhënë brezit të ri një arsye më shumë për t’u krenuar me rrënjët e veta. Faleminderit, Nju-Jork! Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë, kudo që jeni!” – ka shkruar Rama.

Lexo edhe

A foli me Doresën? Jona tregon se si qëndron raporti me të pas daljes nga BBVK

A foli me Doresën? Jona tregon se si qëndron raporti me të pas daljes nga BBVK

“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë, çka ndodhi?

“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë, çka ndodhi?

Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie

Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie