Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka dhënë një mesazh të qartë për skuadrën e tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit, duke bërë të ditur se nuk dëshiron asnjë largim nga klubi.

Disa futbollistë të madrilenëve janë përmendur së fundmi në spekulimet për një largim të mundshëm, përfshirë Eduardo Camavingan, Antonio Rudigerin, Ferland Mendyn dhe Raul Asencion.
Megjithatë, Mourinho ka theksuar se është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion dhe nuk dëshiron që ndonjëri prej tyre të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Nuk ka asnjë lojtar që nuk më pëlqen ose që nuk e dua këtu. Nuk dua askënd në tregun e transferimeve”, ka deklaruar fillimisht trajneri portugez.
Ai ka insistuar se nuk dëshiron as bisedime për transferime, duke paralajmëruar se nuk do të ketë hapësirë për largime.
“Po e them këtë tani, edhe pse kanë mbetur edhe dy muaj para se gjërat të acarohen. As unë nuk dua që askush të largohet. Dera është e mbyllur. Nuk dua asnjë bisedë për transferime, mos krijoni histori për transferime, sepse unë nuk i dua ato”, ka përfunduar Mourinho.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





