“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë, çka ndodhi?

“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë, çka ndodhi?

“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë, çka ndodhi?

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët kishin ndaluar veturën e tyre gjatë një kontrolli.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të siguruara nga Insajderi, policia kishte dalë për një kontroll rutinor në afërsi të lagjes Panorama, kur ka hasur në personat e dyshuar.

Gjatë kontrollit, dyshohet se në veturën e tyre janë gjetur substanca narkotike, ndërsa të dyshuarit më pas kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve.

Një qytetar i ka thënë Insajderit se i ka parë zyrtarët policorë duke ndjekur të dyshuarit. Ai e ka përshkruar ngjarjen si një skenë “nëpër filma”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa tre personat janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth orës 11:00 policia ka ndaluar një veturë të dyshuar në rrugën rajonale në fshatin Gërlicë të Ferizajt, afër ‘Millenniumit’. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor”, ka deklaruar Veseli.

Insajderi ka dërguar pyetje edhe në zyrën qendrore të Policisë për të marrë informacione shtesë lidhur me rrethanat e rastit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bebe Rexha takohet me grimierin shqiptar: Ju dua shumë shqiptarë

Bebe Rexha takohet me grimierin shqiptar: Ju dua shumë shqiptarë

Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën

Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën

Marc Marquez pensionohet, të dielën zhvillon garën e tij të fundit!

Marc Marquez pensionohet, të dielën zhvillon garën e tij të fundit!