Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për grabitjen e dy argjendarive

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për grabitjen e dy argjendarive

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për grabitjen e dy argjendarive

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dy të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”, ndërsa A.U. dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti i parë ka ndodhur më 5 nëntor 2026, rreth orës 17:15, në argjendarinë “Xhintoni”, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. Dy të dyshuarit, të maskuar dhe të armatosur, dyshohet se kishin marrë stoli ari në vlerë prej 27 mijë eurosh, si dhe 1.600 euro para të gatshme.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, grabitja e dytë dyshohet se është kryer më 16 nëntor 2026, rreth orës 16:56, në argjendarinë “Balt Simoni”, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë. Gjatë këtij rasti, një person që kishte ndërhyrë është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë, pasi dyshohet se njëri nga të pandehurit kishte shtënë në drejtim të tij.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Masa e paraburgimit do të zgjasë një muaj, nga 17 nëntori deri më 17 dhjetor 2026.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë