Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Megjithatë, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar këtë kërkesë si të pabazuar dhe ka vendosur për masën e arrestit shtëpiak.
Sipas njoftimit të Gjykatës, kjo masë është vlerësuar si e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.
Zbatimi i kësaj mase i është besuar Stacionit Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të bëjë verifikime të rregullta dhe ta njoftojë menjëherë gjykatën në rast të mosrespektimit të saj nga i pandehuri.
Burimi: RTKLive




