Një miliard euro për investime – pse Sadiku thotë se buxheti i vitit 2027 nuk ka vizion?

Një miliard euro për investime – pse Sadiku thotë se buxheti i vitit 2027 nuk ka vizion?

Një miliard euro për investime – pse Sadiku thotë se buxheti i vitit 2027 nuk ka vizion?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke thënë se shumica e projekteve kapitale janë bartur nga vitet e mëparshme dhe se dokumenti nuk përcakton prioritetet e zhvillimit të Kosovës për pesë apo dhjetë vjetët e ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Në episodin e 54-t të “Përballje Podcast” në Telegrafi, Sadiku tha se projektbuxheti prej 4,2 miliardë eurosh është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti paraprak.

– YouTube www.youtube.com

Sipas llogaritjes së tij, pasi merret parasysh inflacioni, buxheti ruan afërsisht të njëjtën vlerë reale.

“Jo vetëm se nuk është zhvillimor, por nuk ka vizion buxheti”, tha Sadiku, shkruan Telegrafi.

Investimet kapitale dhe projektet që barten ndër vite

Sadiku tha se rreth një miliard euro janë paraparë për investime kapitale, ndërsa e vlerësoi të ulët nivelin e realizimit të tyre. Ai përmendi autostradën e Gjilanit dhe tunelin e premtuar drejt Tetovës si shembuj të projekteve për të cilat qytetarët mund ta gjykojnë përparimin nga ajo që shohin në terren.

“Pjesa më e madhe e këtyre projekteve kapitale janë projektet që janë bartur ndër vite. Edhe realizimi i projekteve kapitale po është shumë i ulët”, u shpreh ai.

100 eurot për studentët dhe kriteret e ndihmës

Deputeti i LDK-së tha se buxheti mbështetet kryesisht në të hyrat nga TVSH-ja, akciza dhe doganat, ndërsa një pjesë e madhe e shpenzimeve shkon për paga, transfere, subvencione dhe shërbime.

Ai e cilësoi mbështetjen për qytetarët me vështirësi financiare si detyrë të shtetit dhe kërkoi që skemat e ndihmës të marrin parasysh gjendjen ekonomike të përfituesve.

Sadiku e ilustroi kritikën me shembullin e dy studentëve me gjendje financiare të ndryshme.

“Njëqind euro i jepen një studenti që ka probleme me e kalu muajin, po i jepen edhe një studenti që vozit një veturë 200 mijë euro. Sepse nuk ka kritere”, tha ai.

Ermal Sadiku- Deputet nga LDKFoto: Ridvan Slivova

Prodhimi i rrymës dhe përzgjedhja e Bordit të ZRrE-së

Duke folur për energjinë, Sadiku tha se çmimet në tregun e lirë ua kanë dobësuar prodhuesve vendorë përparësinë që kishin ndaj konkurrentëve në rajon. Sipas tij, problemi kryesor mbetet prodhimi i pamjaftueshëm vendor.

“Thelbi është se nuk kemi prodhuar mjaft rrymë. Nuk kemi ngritur kapacitete të reja prodhuese”, tha Sadiku. Ai deklaroi se në pesë vjetët e fundit është prodhuar më pak energji elektrike se në pesëvjeçarin paraprak.

Sadiku ngriti pikëpyetje edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). Ai tha se ministria kishte dërguar për votim në Kuvend kandidatë që kishin marrë më pak pikë në intervistë se disa prej atyre që nuk ishin propozuar./Telegrafi/.

Lexo edhe

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen, statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen, statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington

Protesta në Tiranë në ditën e Pavarësisë – çka po ndodhë?

Protesta në Tiranë në ditën e Pavarësisë – çka po ndodhë?