Një i burgosur përdori sapun për t’u arratisur – mediat britanike sjellin detajet

Një i burgosur përdori sapun për t’u arratisur – mediat britanike sjellin detajet

Një i burgosur përdori sapun për t’u arratisur – mediat britanike sjellin detajet

Një i burgosur nga një prej burgjeve të sigurisë së lartë më problematike në Angli dhe Uells, dyshohet se ka përdorur sapun për t’u shpëtuar oficerëve ndërsa ndodhej në spital për trajtim mjekësor.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, 36-vjeçari, i cili mbahej në burgun HMP Manchester, arriti të largohej pavarësisht se ishte i prangosur dhe i lidhur me zinxhir pas një oficeri, bënë të ditur burime për “The Guardian“.

Dyshohet se ai ka lyer prangën metalike me sapun të lëngshëm dhe ka arritur të nxjerrë dorën jashtë, ndërsa i ishte dhënë mundësia për të përdorur tualetin në privatësi.

Pas 13 orësh në liri dhe një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, i burgosuri u kap dhe u arrestua nga oficerët e policisë së Greater Manchester-it.

Ky incident ka çuar në hapjen e një hetimi zyrtar nga Ministria e Drejtësisë dhe vjen në një kohë kur është vërejtur një rritje e numrit të arratisjeve nga burgjet në Angli dhe Uells.

Kjo është hera e dytë këtë vit që një i burgosur arratiset pasi është dërguar në një spital në Manchester.

Marwan Jumaa, një shtetas sudanez 20-vjeçar – i konsideruar si rrezik për veten dhe të tjerët – po vuante një dënim me kohë të pacaktuar në një institucion spitalor të sigurisë së lartë, pasi kishte sulmuar dy gra.

Ai u arratis në korrik, pasi ishte transferuar nga institucioni spitalor ku mbahej drejt spitalit “North Manchester” për trajtim mjekësor.

Mark Fairhurst, kryetari kombëtar i sindikatës së oficerëve të burgjeve (POA), kërkoi që shoqërimi i të burgosurve nga burgjet e kategorisë A dhe B drejt spitaleve të kryhet nga një numër më i madh oficerësh.

“Ky incident nxjerr në pah rreziqet me të cilat përballen oficerët kur shoqërojnë të burgosurit drejt dhe nga spitalet. Sipas rregullave aktuale, në çdo vizitë spitalore marrin pjesë dy oficerë, por duhet të jenë të paktën tre”, tha ai.

Numri i të burgosurve që arratisen nga paraburgimi apo burgu është rritur vazhdimisht gjatë tre viteve të fundit.

Në periudhën 2025-26, 14 persona u arratisën në Angli dhe Uells, krahasuar me 12 një vit më parë dhe nëntë në periudhën 2023-24.

Burgu HMP Manchester – i njohur dikur si “Strangeways” dhe që mban të burgosur të kategorive A dhe B – thuhet se ka disa nga kushtet më të këqija në të gjithë sistemin e burgjeve në Angli dhe Uells. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë