Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka bërë përditësimin e bilancit të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave paraprake të strukturave spitalore, deri në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjithsej 35 persona të lënduar.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, konkretisht 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, mes tyre edhe një shtetase e huaj, si dhe 3 kalimtarë. Dy prej efektivëve të policisë janë transferuar në QSUT.

Sipas njoftimit, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut. Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të cilët paraqiten në gjendje shëndetësore stabile.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Ministria bën me dije gjithashtu se deri në momentin e përditësimit, 4 të lënduar kanë lënë spitalin. /EuronewsAL

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje