Nisin punimet në shkollat e Ratishit dhe Belegut të Deçanit

Nisin punimet në shkollat e Ratishit dhe Belegut të Deçanit

Nisin punimet në shkollat e Ratishit dhe Belegut të Deçanit

Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka njoftuar për investimet që po realizohen në disa shkolla të kësaj komune.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Hulaj ka bërë të ditur se në Ratish po vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re, ndërsa në Beleg ka nisur instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore me dru.

Ai ka thënë se këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollave.

“Sot e nisa ditën me kënaqësinë dhe krenarinë për investimet që po realizohen në shkollat tona. Në Ratish, shkolla e re po merr vazhdimisht formë, duke u shndërruar në një ambient modern dhe të përshtatshëm për nxënësit tanë. Po ashtu, në Beleg po punohet për instalimin e ngrohjes qendrore me dru, një investim i rëndësishëm që do të krijojë kushte më të mira dhe më të ngrohta për nxënësit dhe stafin e shkollës”, ka shkruar Hulaj.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se në shkollën e Lumbardhit, së bashku me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin, kanë shënuar Darkën e Lamës.

“Pjesën e parë të ditës e përmbylla me një aktivitet të veçantë në shkollën e Lumbardhit, ku së bashku me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin festuam Darkën e Lamës, një traditë e bukur që ruan kulturën, falënderimin dhe vlerat tona”, ka shkruar ai.

Në fund, Hulaj ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke shtuar se ato janë investime në të ardhmen e fëmijëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë